Mosvotimi i pakos ekonomike është turp për secilin deputet

17 shtator 2020 | 14:47

Njohësi i rrethanave politike Ilir Ibrahimi ka kritikuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që sot nuk e kanë votuar Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Ai ka deklaruar se institucionet e Kosovës nuk kanë bërë asgjë për rimëkëmbjen e ekonomisë gjatë kohës së pandemisë.

Madje, sipas tij, ato vetëm e kanë dëmtuar ekonominë duke i mbyllur pishinat, kafenet dhe vende tjera rekreative.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se mosvotimi i pakos ekonomike   është turp për secilin deputet, i cili pagën e merr nga taksat e qytetarëve të Kosovës.

 

Postimi i plot i Ibrahimi:

Që nga mesi i marsit, ekonomia e Kosovës është në rënie të lirë.

Kur të gjitha vendet e botës kanë derdhur biliona e triliona për ti dalë në ndihmë ekonomisë, udhëheqësit politikë të Kosovës, mezi kanë arritur të shpërndajne nga 170 euro për punëtorë.

Jo vetëm se nuk kanë bërë asgjë, përkundrazi, me veprime të pamatura e të pamenduara e kanë dëmtuar edhe më tepër ekonominë , siç është shembulli me mbylljen e vendeve rekreative si kafenetë e pishinat, dhe nxitja e popullatës drejt plazheve e diskotekave të Shqipërisë e Malit të Zi.

Edhe sot, Kuvendi nuk e votoi pakon e stërvonuar ekonomike. Ky është turp për secilin deputet, i cili pagën e merr nga taksat e atyre që këta muaj e kanë bërë të pamundurën për ti mbajtur gjallë bizneset dhe për të mos larguar punëtorë nga puna.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për një kohë të gjatë Kosova ka qenë dhe vazhdon…