Moszbatimi i kritereve për mbrojtje nga zjarri, po rrezikon jetën e qytetarëve

02 korrik 2021 | 13:15

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh drejtor ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), ka reaguar për zjarrin që shpërtheu dje në tregun me shumicë në zonën industriale në Prishtinë, ku përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, rrezikoi edhe jetën e qytetarëve, me ç’rast u lënduan dy qytetarë.

Ai ka thënë se moszbatimi i kritereve për mbrojtje nga zjarri, po rrezikon jetën e qytetarëve.

“Institucionet përgjegjëse duhet me përpikëri të vlerësojnë dhe lëshojnë lejet e punës për bizneset, si dhe të njëjtat të mos jepen pa zbatimin e të gjitha ligjeve në fuqi lidhur me sigurinë në punë, si dhe plotësimin e të gjitha kritereve për mbrojtje nga zjarri dhe masave për parandalimin e zjarreve të mundshme. Rate të këtilla po përsëritën shumë shpesh, ndërsa në vazhdimësi po kemi neglizhencë dhe mosveprim të institucioneve. Siguria e qytetarëve të vendit në çdo rast duhet të jetë prioriteti kryesor”, ka thënë Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milwaukee Bucks mundën Atlanta Hawks në sfidën e pestë të…