Mot i ftohtë me reshje shiu dhe bore

10 prill 2022 | 10:38

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi ynë sot do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik.

Kjo situatë barike do të krijojë kushte për krijimin e vranësirave të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore.

Reshjet e borës më të fokusuara parashihen në viset e larta malore. Sa i përket temperaturave, ato do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

Kushtet biometeorologjike mbesin relativisht të mira, por jo edhe kushtet agrometeorologjike, pasi që fusha e pemëtarisë, konkretisht lulet e disa pemëve të hershme, mund të rrezikohet nga vlerat negative që parashihen në fillim të javës (të hënën dhe ditën e martë)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mali i Zi i ka vendosur sanksione Rusisë, e në…