Mot i lig në Shqipëri, përmbyten shtëpitë
I gjithë vendi është përfshirë nga reshje shiu dhe erëra. Në qarkun e Shkodrës erërar e forta dhe reshjet me intensitet të lartë kanë shkaktuar problematika.
Në lagjen “Bleran” të fshatin Bardhaj, njësia administrative Rethina ka përmbytje të shtëpive.
Rreth 10 shtëpi janë të rrethuara nga uji.
Autoriteti Rrugor Shqiptar raporton se nuk ka pasur bllokim të qarkullimit rrugor në akset kombëtare .
Ka pasur rënie të inerteve në rrugë më të shpeshta në Rajonin Verior, dhe pemë të këptura, si në Vlorë-Orikumtë. Në aksin Bajram Curri-Valbonë ka pasur rënie gurësh dhe inertesh, qarkullimi për momentin kryhet me një korsi.
Erëra të forta, shira me rrebesh të shoqëruar me vetëtima dhe bubullima kanë qene te vazhdueshme gjate natës dhe orëve të mëngjesit.