Mot i luhatshëm në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme

06 mars 2020 | 20:24

Në fundjavë mot kryesisht me vranësira dhe shi, në vise malore borë. Temperaturat nga e diela në rënie.

Sipas PW, “në aspektin termik nga dita e diel do të mbajë mot më i ftohtë. Prej ditës së mërkurë, sipas parashikimeve të fundit pritet përmirësim i motit dhe rritje e temperaturave, që deri ditën e premte do të arrijnë në 20C”.

Vlerat e cilësisë së ajrit do të sillen përreth vlerave mesatare, e ditën e shtunë do të zbresin edhe në vlera të mira. Orëve të mbrëmjes mund të kalojnë edhe në të pashëndetshme, thekson PW.

Parashikimi për periudhën 7-11 mars:

7.03 – Paradite vranësira të pjesshme. Ditën kryesisht vranët. Pasdite dhe në mbrëmje me shi. Në vise malore priten të reshura bore.

8.03 – Më ftohtë. Në mëngjes kryesisht vranët dhe me shi, nga rrafshi i Kosovës të përziera edhe me borë. Ditën mbetet mot me vranësira, ndërsa reshjet do të pushojnë.

9.03-10.03 – Të hënën kryesisht vranët. Mundësi për reshje lokale shiu, e orëve të mëngjesit të përziera edhe me borë. Ditën e enjte kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Në mëngjes mundësi për riga lokale shiu.

11.03 – Paradite kryesisht kthjellët. Ditën dhe në mbrëmje vranësira kalimtare.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 1C deri në 5C, ndërsa maksimalet do të pësojnë rënie nga 13C deri në 7C.

Do të fryjë erë mesatare kryesisht nga verilindja 4-9m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Hmeti, me…