![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/07/Moti-696x417-1.jpg)
Mot i nxehtë këtë javë
26 korrik 2021
| 09:11
Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë me dije së java e fundit e muajit korrik do të karakterizohet me mot të nxehtë dhe me vapë.
Kjo situatë meteorologjike sipas IHK-së vjen si pasojë e prezencës së masave të nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.
Do të ketë rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-36 gradë celsius.
Nuk përjashtohen mundësitë që në disa zona të ketë riga shiu të karakterit lokal, por jo në sasi të mëdha.