Mot i vranët dhe me intervale me diell në dy ditët e ardhshme në Kosovë

29 dhjetor 2020 | 17:29

Në dy ditët e ardhshme në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Përmes një komunikate për media Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë me dije se vranësirat vende-vende parashihen të sjellin reshje shiu.

“Reshjet më intensive do të jenë në Dukagjin. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius”, thuhet në komunikatë.

Sipas kësaj komunikate, do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s në rrafshin e Kosovës, kurse në Dukagjin shpejtësia e erës do të jetë më e fuqishme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediat në Kroaci njoftojnë se numri i viktimave deri në…