Mot i vranët dhe me riga shiu

29 gusht 2024 | 07:33

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më të fokusuara rreth relievit malor, ku atje mund të ketë edhe ndonjë rigë e izoluar shiu.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4m/s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësdrejtori i CIA-s amerikane David Cohen, ka njoftuar se Vladimir…