Mot me diell dhe vranësira

09 shtator 2023 | 08:56

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të shtunën në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

Në Prishtinë të shtunën temperaturat do të lëvizin nga 17 ato minimale deri në ato maksimalet 26 gradë celsius.

Ndërkaq për të dielën parashihet mot me diell dhe vranësira të pakta mund të shfaqen rreth relievit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29-gradë celsius.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Agim Ademi sipas traditës, në prag të ndeshjes kualifikuese…