Mot më i freskët gjatë javës së ardhshme
Nesër (e hënë) do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-33 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7 metër për sekondë.
Ditën e martë do të jetë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat gjatë ditës do të kalojnë në stadin e mesëm dhe të ulët të troposferës duke krijuar mundësi për riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Në vende të izoluara parashihen reshje breshëri me stuhi, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës 24-27. Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-9 metër për sekondë.
Të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet 20-24. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-2 metër për sekondë.
Dita e enjte do të jetë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 20-25. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-5 metër për sekondë.
Të premten do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, kryesisht vranësirat mund të shfaqen rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet 24-28.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-6 metër për sekondë