Mot i ndryshueshëm në pesë ditët e ardhshme
10 qershor 2018
| 20:12
Kosova do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit me presion të ulët atmosferik.
“Do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat në intervale të caktuara të kohës do të jenë në zhvillim, duke gjeneruar reshje lokale të intensitetit mesatar dhe vende-vende të intensitetit të lartë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë në vlera të larta kryesisht në ditët kur qielli është i hapur”, është thënë në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Sipas IHMK-së, do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi deri 11m/s.