Mot “pranveror” edhe në fundjavë
31 janar 2020
| 23:43
Ditët e para të muajit shkurt fillojnë me mot të butë dhe të thatë. Javën e ardhshme i ftohti polar pritet “të marshojë” mbi rajonin tonë. Mundësi edhe për reshje bore.
31.01.2020 – Ditët e para të muajit shkurt do të dominohen nga fusha të presionit të lartë dhe masa të ngrohta ajrore që po depërtojnë nga Europa perëndimore. Do të mbajë mot i butë dhe pa të reshura, me temperatura ndjeshëm më të larta nga vlerat mesatare.