Moti, deri pasdite mirë, në mbrëmje shi dhe shtrëngata

19 maj 2020 | 08:29

Të martën dhe të mërkurën priten shtrëngata me shi. ‘Prishtina Weather’ parashikon se nga e mërkura do të ketë rënie të temperaturave. Ky do të jetë moti në tri ditët në vazhdim:

19.05 – Kryesisht me vranësira dhe shumë ngrohtë. Pasdite dhe në mbrëmje priten shtrëngata të shpërndara me shi.

20.05 – Mot jostabil. Që nga orët e hershme të mëngjesit priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

21.05-22.05 – Të enjten më freskët, kryesisht me vranësira, paradite kohë pas kohe me reshje lokale shiu. Ditën e premte, mot i mirë, kryesisht me diell.

Temperaturat minimalet do të luhaten nga 13C deri në 16C, e të premten do të zbresin deri në 8C. Temperaturat maksimale do të luhaten nga 27C deri 29C, të mërkurën do të zbresin në 23C, e ditën enjte edhe deri në 16C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 3-11m/s.

Me kalimin e ciklonit mbi rajon shtypja atmosferike do të zbres nën vlera normale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dalja e parë e UÇK-së në skenë për shumëkënd mbetet…