Moti ekstrem i ftohtë në Britani i sjell fitime Rusisë
Britania e Madhe është përballur me një dimër të ashpër veçanërisht këtë muaj, duke rritur ndjeshëm konsumin e lëndëve djegëse.
Tashmë, vendi prej një tjetër cisternë të gazit natyral të lëngshëm rus (LNG), pasi një dimër jo normalisht i ftohtë ka shkaktuar mungesa.
“Financial Times” raporton se ngarkesa LNG po vjen nga uzina e Yamal në veriun e largët të Rusisë.
Kushtet e këqija të motit, të quajtur “Bisha nga Lindja”, kanë rezultuar në një rritje prej 400 për qind të çmimeve të gazit të konsumit, duke arritur në nivele rekord 12 vjeçare.
Kompania “Shell” pritet të dorëzojë gazin rus më 6 mars në një terminal LNG në Milford Haven, ta kthejë atë në një gjendje të gaztë dhe ta pompojë në rrjetin e Britanisë së Madhe. Javën e kaluar, “UK National Grid”, njoftoi se, mes kërkesës në rritje, vendi ishte duke u përballur me një kërcënim për mungesë të gazit.
Paralajmërimi ishte i pari i këtij lloji i lëshuar në tetë vjet.
Shumë ekspertë thanë se i ftohti i kohëve të fundit dëshmoi se Britania e Madhe është tepër e varur për gaz.
Gazi natyror është vendimtar për sigurinë energjetike në Mbretërinë e Bashkuar dhe përfshin 40 për qind të prodhimit dhe ngrohjes në shumicën e shtëpive dhe bizneseve. Qeveria britanike ka theksuar se Rusia kontribuon më pak se 1 për qind e të gjitha furnizimeve me gaz në vend.
Kompania ruse e energjisë Novatek, e cila zotëron një aksion kontrollues në Yamal LNG, ka qenë nën sanksionet e SHBA që nga viti 2014. Megjithatë, nuk ka sanksione ndaj fabrikës së Yamal LNG, kështu që kompania mund të furnizojë me gaz SHBA’në dhe vendet e tjera perëndimore.