Moti është “çmendur”! Këtë vit ishte ekstrem në të gjitha rajonet e botës

30 nëntor 2022 | 08:19

Qoftë nga vërshime shkatërrimtare uji apo thatësira përvëluese, në një mënyrë apo një tjetër, të gjitha rajonet e botës u përballën këtë vit me mot ekstrem, e milionë njerëz nuk kishin as ujë mjaftueshëm për të pirë, thotë OKB në raportin e saj më të fundit, i cili ngjason më shumë me një kambanë alarmi nga rreziku që përbëjnë ndryshimet e klimës për planetin sot.

Shumë zona regjistruan nivele rekord thatësie, nënvizon Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Motin. Raporti i saj merr në shqyrtim imtësisht efektet e ndryshimeve të klimës mbi mjedisin e shoqërinë.

“Pasojat e tyre vërehen kryesisht tek uji– thatësirat janë më intensive dhe më të shpeshta, ndërsa përmbytjet janë të shkallës më ekstreme, duke prekur ekonomitë, ekosistemet dhe të gjitha aspektet e përditshmërisë sonë”, tha shefi i agjencisë, Petteri Taalas.

Ai nënvizoi se rreth 3.6 miliardë njerëz janë përballur me kushte jo të përshtatshme të qasjes ndaj ujit, të paktën një muaj gjatë vitit. Në periudhën 2001-2018, me ujin sipas OKB-së, kanë qenë të lidhura 74 për qind e të gjitha katastrofave natyrore.

Shkencëtarët paralajmërojnë prej kohësh mbi rrezikun e rritjes së temperaturës së Tokës në 1.2 gradë Celsius që prej fillimit të epokës industriale. Në mënyrë të vazhduar është përsëritur se temperaturat do të vazhdojë rritjen, nëse qeveritë nuk marrin masa për ndalimin e emetimeve të karbonit, që janë pasojë e aktivitetit njerëzor.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 30 nëntor 2005, Gjykata e Hagës e shpalli të…