Moti i keq godet Evropën
Moti i keq ka stuhi ere e bore ka përfshirë disa vende në Europë! Italia është në alarm të verdhë në 9 Rajone.
Borë, shi, dhe ngrica në Itali.
Alarm i verdhë në 9 rajone të vendit fqinj të përfshira nga moti i keq!
Rreth 400 banorë janë evakuuar nga Casamicciola në Ischia për shkak të rrezikut hidrogjeologjik!
Në Palermo forcat zjarrfikëse kanë kryer dhjetëra ndërhyrje pasi banesa janë dëmtuar nga stuhia dhe rrëshqitje gurësh.
Probleme edhe në në Abruzzo ku 23 persona u shpëtuan nga ekipet e kërkim-shpëtimit mes tyre edhe një i porsalindur pasi dëbora e madhe bllokoi rrugët.
Vështirësi edhe në Sicili e Sardenja.
Moti i keq ka përfshirë disa vende evropiane
Në Gjermani, rajoni më i prekur është Saarland, në një jugperëndim të vendit ku reshjet kanë shkaktuar valë aksidentesh.
Në Poloni, disa mijëra njerëz janë pa energji elektrike pasi re4shjet kanë dëmtuar linjat e tensionit.
Stuhi erë e borë kanë prekur edhe Kroacinë, duke bllokuar rrugë dhe ndërprerë udhëtimet me tragete.