Moti i keq në Itali, rritet numri i viktimave
Është rritur bilanci i viktimave nga moti i keq në Itali. Ka shkuar në tetë numri i viktimave të identifikuara, teksa një grua është gjetur e pajetë mëngjesin e sotëm në Val di Sole.
Dy persona kanë mbetur viktima në provincën e Frozinones pas rrëzimit të një peme mbi automjetin ku po udhëtonin, ndërsa një i ri 21 vjeçar ka humbur jetën në provincën e Casertas nga rrëzimi i një peme ndërsa po ecte në këmbë në një rrugë të lagjes Fuorgrotta të Napolit.
Dy viktima nga era e fortë janë identifikuar në Terracina në bregdetin e Lazios. Ndërsa një grua ka humbur jetën në qytezën Albisola Superiore në provincën e Savonas pasi është goditur nga një mjet i fortë në fluturim nga era e fortë.
Teksa një tjetër viktimë është identifikuar në provincën e Bellunos i goditur në komunën Fletre.
Situata e motit vazhdon të mbetet mjaft kritike dhe gjatë orëve në vijim, pasi era e fortë e dalja e lumenjve nga shtrati kanë shkaktuar bllokimin e mjaft rrugëve e vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Drejtoria e Mbrojtjes civile ka informuar qytetarët të jenë të kujdesshëm e të qëndrojnë në banesa duke evituar daljet në rrugë./gsh.al/