Moti i keq në ShBA, mbi 661 mijë persona mbesin pa energji
05 janar 2022
| 11:43
Moti i keq dhe me reshje të dendura bore ka përfshirë së fundmi Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mediat e huaja kanë raportuar se stuhi dhe era të fort kanë përfshirë pjesën më të madhe në juglindje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku deri më tani rreth 661 mijë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike në Virxhinia, Maryland, Xhorxhia dhe Karolinën e Jugut dhe të Veriut.
Ndërkohë për shkak të motit të keq janë anuluar rreth 3 mijë fluturime dhe më shumë se 5 mijë janë vonuar, duke përfshirë atë të presidentit Joe Biden në mbërritjen e tij në Uashington.
Presidenti dhe ekuipazhi i tij kanë qëndruar në avionin presidencial “Air Force One” për 30 minuta, ndërsa borëpastruesit pastronin pistën./abcnews.al/