
Moti i keq përfshin Greqinë, përmbytje dhe erë e fortë në disa qytete (VIDEO)
09 korrik 2022
| 19:00
Greqia është përfshirë ditën e sotme nga moti i keq, me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë, duke sjellë probleme në disa qytete.
Selaniku është vendi më i goditur, teksa era ka thyer degët e pemëve, ndërsa rrugët janë kthyer në lumenj nga përmbytjet. Nga pamjet e publikuara në mediat vendase shihet se rrugët janë të pakalueshme, ndërsa probleme ka pasur dhe me furnizimin me energji elektrike.
https://www.youtube.com/watch?v=A6qBcVxXwuM