Moti i keq përfshin Shqipërinë

29 nëntor 2024 | 19:41

Moti i keq me reshje shiu dhe bore që ka përfshirë një pjesë të territorit të vendit ka shkaktuar probleme në disa akse rrugore.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se është ndërhyrë në akset rrugore në të cilat ka pasur probleme si pasojë e motit të keq me reshje shiu.

Sipas ARRSH-së, reshje shiu me intensitet mesatar kanë përshkuar vendin duke sjellë rënie gurësh e inertesh të cilat janë pastruar menjëherë pa shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve.

Në akset Ura e Zapodit-Shishtavec, Bogë-Theth dhe Tamarë-Vermosh ka pasur reshje dëbore.

Njoftimi:

Reshje shiu me intensitet mesatar kanë përshkuar vendin duke sjellë rënie gurësh dhe inertesh, të cilat janë pastruar menjëherë pa shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve.
Në zonat Ura e Zapodit-Shishtavec, Bogë-Theth dhe Tamarë-Vermosh ka pasur reshje dëbore.
Grupet e punës, me mjetet borëpastruese, janë në terren dhe kanë kryer pastrimin e rrugëve.
Drejtuesit e mjeteve këshillohen të kenë kujdes të shtuar për shkak të lagështisë në rrugë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Hallandalle Beach ka dhënë detaje për rastin tragjik…