Moti i keq përfshin Tiranën, kryeqyteti zbardhet nga breshëri
11 shkurt 2024
| 16:40
Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme pothuajse të gjithë Shqipërinë.
Tirana u zbardh nga breshëri për pak minuta. Moti është me reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar në pjesën më të madhe të vendit, po ashtu edhe në veriperëndim.
Gjithashtu edhe era raportohet të jetë intensive.
Ditët me shi pritet të zgjasin edhe pak, për t’ia lënë më pas vendin diellit dhe temperaturave pak më të ngrohta, raporton Top Channel.