Moti këtë fundjavë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.
Sipas IHMK-së, në këto kushte do të mbajë mot i vranët dhe kthjellime të pjesshme të cilat gjatë natës do të jenë më të theksuara.
Temperaturat do të ngritën mbi vlerat e mesatareve krahasuar me të njëjtin muaj të viteve paraprake.
Në disa lokalitete për shkak të ndryshimeve të mëdha të gjendjes termike dhe kushteve tjera klimatologjike, ka mundësi që në orët e para të ketë mjegull afatshkurtër.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 16-21 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja por të dielën do të kemi masa të ajrit nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s”, është thënë në njoftimin e IHMK-së.
/Epoka e re/