Moti me vranësira dhe reshje shiu

02 maj 2019 | 07:52

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell, vranësira dhe reshje shiu.

Sipas institutit, reshjet e shiut vende-vende do të shoqërohen me shkarkime rrufesh.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin nga 5-7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë celsius. Shtypja atmosferike mbetet ndjeshëm nën vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 15m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë bërë dy dekada që nga koha kur në Studime…