Moti në javën e parë të shkurtit

31 janar 2021 | 23:11

Instituti Hidrometrologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se java e parë e muajit shkurt fillon me mot relativisht të ngrohtë.

Sipas Institutit, kjo situatë meteorologjike do të vazhdojë gjatë gjithë javës, duke kushtëzuar mot relativisht të butë dhe me pak reshje.

“Sasitë e borës në vise nën 1000m do të vazhdojnë të shkrihen duke i ngritur edhe më shumë nivelet e lumenjve. Reshje të pakta shiu pritet të ketë vende–vende ditën e hënë dhe të marte, pastaj pritet të ketë kthjellime dhe rritje të temperaturave maksimale mbi vlerat e mesatareve. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-14 gradë Celsius. “Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të prezencës aktive të elementeve meteorologjike. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Zgjoi”, filmi debutues i Blerta Bashollit, shfaqi premierë tejet të…