![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/11/MOTI.jpg)
Moti në Kosovë
07 shkurt 2021
| 09:28
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se dita e diele do të karakterizohet me mot stabil, me diell dhe vranësira të pjesshme, më të theksuara rrëzë maleve.
Sipas institutit, në viset e ulëta dhe mesatare parashihen kushte për mjegull.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim.