
Moti në Kosovë
04 mars 2021
| 09:19
Mot kryesisht pranveror do të mbajë edhe gjatë së enjtes në vendin tonë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës kjo situatë e krijuar meteorologjike vie si pasojë e fushave të fuqishme anticiklonike të cilat janë të stacionuara mbi Gadishullin e Ballkanit.
“Sa i përket temperaturave minimale ato mbesin të ulëta gjatë natës, minimalet do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, njofton IHMK.