Moti në Kosovë deri në ditën e premte

27 prill 2020 | 08:04

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se java e fundit e muajit prill do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, i shoqëruar me vranësira dhe intervale me diell.

IHK njofton se vranësirat nga dita e mërkurë do të jenë në zhvillim, duke krijuar kushte për reshje shiu dhe vende-vende parashihet të ketë edhe shkarkime rrufesh.

Një situatë e ngjashme meteorologjike parashihet edhe ditën e premte, ndërsa ditët e tjera do të jenë kryesisht me vranësira dhe intervale me diell.

Në fushat barike nuk do të ketë luhatje të mëdha, ndërsa grafiku i temperaturave maksimale do të shënojë rritje të lehta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë celsius. Indeksi UV mbetet i lartë.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parashikimet nga specialistët sugjerojnë që masa periodike e distancimit fizik…