Moti në Kosovë gjatë fillim javës

09 shtator 2018 | 23:55

Gjatë javës përmirësim i motit, më stabil, pa të reshura dhe intervale më të gjata me diell.

Gjatë javës së dytë të shtatorit anticikloni i Azoreve që po shtrihet mbi Evropën Qendrore, do të përfshijë edhe rajonin tonë, ku do të favorizojë mot më stabil, pa të reshura dhe me intervale më të gjata me diell.

E hënë – Mot pjesërisht i vranët, me intervale më të gjata me diell.

E martë – Paradite mot kryesisht me diell, gjatë ditës pjesërisht vranët.

E mërkurë dhe e enjte – Mot i mirë, kryesisht me diell.

E premte – Paradite mot kryesisht me diell, gjatë ditës vranësirat do të shtohen.

Temperaturat e ajrit, gradualisht do të rriten pak mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 10C deri në 13C, e maksimalet nga 24C deri në 28C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare veriu dhe verilindja 3-8m/s..

Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të theksuar mbi vlera normale.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas kursit të 6 shtatorit, Rolls-Royce, i cili ka çmimin…