Moti në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme
Në fundjavë pritet të vazhdojë mbizotërimi i motit të ngrohtë dhe me diell, teksa mëngjeset parashihet të jenë më të ftohta. Nga mesi i javës së ardhshme parashikohet rënie e temperaturave, e priten edhe reshje të dobëta shiu, njofton “Prishtina Weather”.
“Shërbimi i meteorologjisë bën të ditur se “rajoni ynë mbetet në ndikimin e zonave anticikonike që do të vazhdojnë të favorizojnë mot stabil dhe të kthjellët, përderisa nga Afrika veriore masat e ngrohta ajrore sjellin mot të ngrohtë dhe temperatura maksimale ndjeshëm mbi vlera mesatare. Orëve të mëngjesit në vise të ulëta do të mbajë mot më i ftohtë, me temperatura minimale përreth vlerave mesatare”.
“Nga mesi i javës së ardhshme, fusha të presionit të ulët nga Atlantiku do të depërtojnë mbi Itali, ku mbi vendin tonë do të sjellin mundësi për reshje të dobëta shiu, e masa të ftohta ajrore që do të depërtojnë nga veriu i kontinentit do të zbresin temperaturat rreth vlerave normale”, thuhet në njoftim.