Moti në Kosovë, reshje shiu dhe bore
22 mars 2020
| 15:58
Java e parë e pranverës do të fillojë me kushte tjera meteorologjike. Si pasojë e masave të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit do të kemi rënie në fushat termike.
Krahas kësaj situate meteorologjike do të ketë edhe reshje kohë pas kohe të shiut dhe borës.
Deri në mesin e javës minimalet do të shënojnë vlera negative, ndërsa nga dita e enjte parashihet të ketë ngritje të lehta të temperaturave maksimale.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri në 2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3 dhe 12 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-12m/s.