Moti në Kosovë, sot kryesisht me diell
14 gusht 2023
| 09:55
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se java e tretë e muajit gusht do të karakterizohet me mot më të nxehtë dhe më pak reshje shiu.
Sipas IHMK-së, gjatë ditës së hënë, temperatura maksimale do të sillet rreth 30 gradë celsius.
“Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius”, ka njkoftuar IHMK-ja.
Gjatë ditës po ashtu parashikimi është se do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga drejtimet e ndryshme.
Indeksi UV mbetet i lartë prandaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHP).