Moti në Kosovë, vranësira dhe reshje shiu e bore
27 shkurt 2022
| 10:48
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se pas këtyre ditëve të fundit me temperatura të larta, vendi ynë do të ndikohet nga masat e lagështa të ajrit me presion të ulët atmosferik.
Sipas IHK-së, kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijojë kushte për mot të vranët dhe me reshje shiu e bore.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s”, thuhet në njoftim.