Moti në Shqipëri, temperaturat deri në 17 gradë

08 shkurt 2025 | 08:34

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë të ditur se qarkullimi anticiklonar dhe ndikimi i masave ajrore relativisht të thata me origjinë veriperëndimore që ka përfshirë Shqipërinë gjatë këtyre ditëve të fundit do të vijojë të shoqërojë edhe gjatë fundjavës duke sjellë mot të qëndrueshëm, kryesisht me kthjellime.

SHMU njofton se vranësirat do të jenë të mesme dhe të larta transparente, të përqendruara përgjatë relieveve malore të territorit.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 3-6m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të arrijë shpejtësi 7-12m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, disa prej subjekteve politike mbyllin fushatën zgjedhore, teksa nesër,…