Moti në vikend me diell, temperaturat mbi 30 gradë Celsius

05 korrik 2024 | 21:57

Moti në vikend parashihet të jetë me diell. Të shtunën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celius, ndërsa maksimalet 28-32. Pritet që të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i juglindjes.

Për të dielën Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, tha se pritet që të jetë mot me diell.

IHK, shtoi se vranësira të mesme parashihen rreth revielit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa ndërmjet 30-34 gradë Celsius, thuhet gjithashtu në njoftim.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes e lehtë deri mesatare”.

“Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira për një shtresë të popullatës me sëmundje kronike.Preferohet respektimi i udhëzimeve të IKSHP( Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik). KUJDES kontaktit direkt me rrezet e diellit për shkak të indeksit UV të lartë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka njoftuar sot…