Moti nesër dhe ditëve të ardhshme

17 shkurt 2025 | 23:04

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i ftohtë. Mund të ketë intervale të shkurtra kohore me diell, ndërsa herë pas here do të ketë reshje bore më të theksuara në viset kodrinore-malore. Temperaturat pritet të lëvizin nga -7 deri në 3 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe në disa vise me intervale kohore me diell. Në zonat kodrinore-malore priten reshje të herëpashershme bore. Temperaturat do të vazhdojnë të pësojnë ulje për shkak të depërtimit të masave të ftohta polare.

Nga e mërkura na pret mot shumë i ftohtë, me vranësira e intervale kohore me diell. Ende parashihet reshje sporadike bore kryesisht në disa vise kodrinore-malore. Mëngjeset me acar të fortë polar, ndërsa ditët do të jenë të ftohta, por temperaturat ditore do të dalin pak në “plus”/MeteoBallkan

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një avion Delta 4819 u rrëzua gjatë uljes në Aeroportin…