Moti nesër në Kosovë

20 shkurt 2021 | 14:59

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në Kosovë do të mbajë moti i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas IHMK-së temperaturat minimale do të lëvizin në mes 1-3 gradë Celsius teksa ato maksimale prej 9-11 gradë celsius.

Njoftimi i plotë:

Të dielën vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore me presion të rritur atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tenistja japoneze Naomi Osaka ka triumfuar në Australian Open, pasi…