Moti i nxehtë në Australi shkrin asfaltin në rrugë (foto)
06 janar 2018
| 17:47
Ndryshe nga moti ekstrem i ftohtë që ka kapluar veriun e Amerikës, temperaturat përvëluese në bregun lindor të Australisë kanë shkrirë asfaltin në një autostradë të premten, duke shkaktuar një bllokim të madh të trafikut përderisa shoferët iu shmangën rrëmujës së ngjeshur.
Policia këshilloi shoferët që të mos përdornin korsinë e djathtë të Autostradës Hume në Broadford, Viktorian qendrore, pasi nxehtësia e transformoi atë në një llum të lagësht.
Një video e marrë nga një veturë tregoi një pjesë të rrugës të prekur nga nxehtësia, dhe makina të panumërta që udhëtonin nëpër të, transmeton Gazeta Express.
Njëri nga shoferët e përshkroi skenën si “makth”, ndërsa temperaturat përvëluese kapluan rajonin përgjatë ditës.