Moti për 6 e 7 mars
06 mars 2019
| 00:00
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.
Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
“Këto masa me origjinë nga jugperëndimi, krahas rritjes së fushave barike ndikimin e tyre do ta kenë edhe në rritjen e fushave termike. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius. Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të ndikojë edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi deri 7m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.