Moti për ditën e sotme në Kosovë

03 shkurt 2021 | 07:35

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës bën të ditur se pas këtyre ditëve me reshje të shumta që përfshinë vendin tonë, situata meteorologjike po vije drejt stabilizimit.

IHK njofton se do të ketë pak vranësira dhe intervale të gjata me diell.

Kjo situatë stabile paraqitet si pasojë e masave stabile të ajrit me presion të rritur atmosferik.

Parashihet rritje si në fushat barike po ashtu edhe në ato termike.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë nis sot…