Moti për ditët e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka parashikuar se vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.
Sipas IHK-së, në këto kushte do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. “Të hënë dhe të martën në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të jenë aktive dhe jostabile, si pasojë mund të sjellin reshje afatshkurta shiu, kryesisht në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të vendit. Sa i përket fushave termike , do të ketë ngritje të lehta, sidomos në temperaturat minimale”, është thënë në njoftimin e IHK-së.
Sipas këtij njoftimi, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga ana e juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi deri 11m/s.