Moti për dy ditët e ardhshme në Kosovë
12 shkurt 2019
| 22:35
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), nesër dhe pasnesër do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe herë-herë me reshje shiu dhe bore.
“Reshjet do të jenë më të theksuara në Dukagjin, por edhe në jug dhe jugperëndim të vendit do të ketë reshje.Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Sipas IHMK-së, do të fryjë erë herë-herë me vrull, ku shpejtësia maksimale nëpër disa zona mund të arrijë deri 17m/s.