Moti për dy ditët e ardhshme në Kosovë
30 korrik 2020
| 17:15
Në Kosovë gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm por i nxehtë.
Të premten parashihet një çrregullim i përkohshëm i motit, në pjesën e dytë të ditës pritet që vende-vende të shoqërohen me reshje afatshkurta dhe lokale shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius.
Në viset malore temperaturat minimale dhe maksimale mbeten për 7-9 gradë më të ulëta se në lartësitë mesatare. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s, në rrafshin e Kosovës, ndërsa në Dukagjin shpejtësia e erës parashihet të lëvizë deri 11m.