Moti për dy ditët e ardhshme në Kosovë
21 janar 2020
| 20:07
IHMK-ja ka dhënë detaje për motin që pritet të mbajë nesër e pasnesër.
Situata meteorologjike do të vazhdoj të mbetet pothuaj e ngjashme, por që në fushat termike do të ketë ngritje të lehta.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.
Në mëngjes dhe gjatë natës nëpër disa lokalitete do të ketë mjegull, ndërsa ngricat parashihen në gjithë territorin.