Moti për dy ditët e ardhshme në Kosovë

18 qershor 2020 | 20:30

Gjatë këtyre dy ditëve do të mbajë mot me diell dhe me shi.

Diell pritet të ketë më shumë ditën e premte, por në territore shumë të kufizuara mund të ketë reshje afatshkurta, ndërsa ditën e shtune, përpos rrezeve të diellit parashihet të ketë edhe reshje lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-7 m/s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agim Krasniqi për të disatën herë do të ushtrojë funksionin…