
Moti për fundjavë dhe javën e ardhshme
Mot i kthjellët dhe me ngrica orëve të mëngjesit parashihet për nesër (e shtunë). Ditën e diel do të ketë shtim të vranësirave, ku gjatë ditës priten kushte për reshje të pakta bore apo shiu në vise më të ulëta.
Nga e hëna parashihet të mbajë mot i thatë, me diell e vranësira, ndërsa temperaturat gradualisht do të shënojnë rritje.
Në fundjavë ndotësit ajror mbeten më të përqendruar pranë sipërfaqes, e indeksi mbetet më gjatë në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, apo të pashëndetshme. Ditën e diel, orëve të pasdites me qarkullim më të mirë ajror, që shpërndanë ndotësit, indeksi mund të kalojë edhe në vlera të pranueshme.
Datat:
11.02 – Kryesisht me diell dhe ngrica në mëngjes. Vonë në mbrëmje vranësira kalimtare.
12.02 – Kryesisht vranët, me mundësi për reshje të pakta bore gjatë ditës, apo edhe shiu në vise më të ulëta.
13.02 – Vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës.
14.02 – Më shumë intervale me diell, e pasdite edhe vranësira kalimtare.
15.02 – Vranësira paradite, e gjatë ditës intervale më të gjata me diell.
Temperaturat minimale mbesin në vlera negative, të shtunën zbresin edhe deri në -8C, e më pas luhaten ndërmjet -5C e -2C. Maksimalet nga 3C e 4C në fundjavë, shënojnë rritje graduale deri në 6C e 7C, në fillim të javës vijuese.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 2-8m/s, të dielën me hove deri në 12m/s.
Shtypja atmosferike mbetet në vlera shumë të larta me tendencë të rritjes.