Moti për javën e ardhshme
14 prill 2019
| 23:17
Gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira, reshje shiu dhe intervale me diell. Reshjet më të theksuara do të jenë ditën e hënë, më tej do të ketë vetëm riga të izoluara shiu dhe në territore të kufizuara.
“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimal të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius. Shtypja atmosferike bashkë me temperaturat maksimale do të shënojnë ngritje të lehta. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.