
Moti për javën e ardhshme: I paqëndrueshëm
Gjatë javës së ardhshme vendi ynë do të ndikohet me mot të ndryshueshëm. Parashikohen vranësira të shpeshta të shoqëruara me riga të herëpashershme të shiut, por nuk do të mungojnë as periudhat me diell, Temperaturat do të kenë tendencë rritje në dy vlerat ekstremale. Era do të fryjë kryesisht nga jugperendimi, me intensitet mesatar dhe herë pas here e fortë në disa zona, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
E hënë- Mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 deri 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gardë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperendimi me shpejtesi 1-7m/s
E martë- Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 deri 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperendimi me shpejtesi 1-5m/s.
E mërkurë- Do të mbajë moti vranët dhe me intervale me diell, Vranesirat vende -vende mundë te sjellin riga të dobeta shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5- 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4/m/s.
E enjte- Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.
E premte- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.Vranësirat vendevende mund të sjellin riga shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8-gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-20gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4 m/s.