Moti për javën e ardhshme në Kosovë

12 dhjetor 2021 | 17:47

Mot kryesisht i vranët dhe i ftohët do të mbizotërojë gjatë javës së ardhshme në Kosovë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, kjo situatë meteorologjike vjen si pasojë e prezencës së masave të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit.

“Parashihet që herë pas here të ketë fjolla të dobëta bore, sidomos në fillim të javës dhe gjatë vikendit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.

Në viset malore me lartësi mbidetare mbi 850m temperaturat do të jenë për 2-3 gradë më të ulëta në të dy vlerat ekstreme.

Do të fryjë erë kryesisht e lehtë nga verilindja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Joshua Kimmich është dorëzuar dhe ka vendosur të kryejë dozën…