Moti për javën e fundit të këtij viti
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e fundit e fundit e këtij viti pritet të jetë me kushte të qëndrueshme meteorologjike.
Në njoftimin e këtij instituti thuhet se do të jetë një “mini pranverë” me vlera termike mbi mesataret e viteve tjera.
Bëhet e ditur se në ndrrimin e motmoteve nuk parashihen reshje të asnjë forme.
Njoftimi i plotë i IHMK-së:
E hënë – Mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsisus, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius. Në mëngjes nëpër lugina dhe vise të larta parashihet mjegull.
E martë – Mot me diell dhe vranësira të pjesëshme.Në orët e hershme të ditës parashihen ngrica dhe mjegull ,nëpër ultësira dhe vise të larta. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.
E mërkurë – Mot me vranësira dhe intervale me diell. Në fushat termike nuk parashihen ndryshime .Në mëngjes parashihen ngrica të dobëta dhe mjegull. Minimalet do të lëvizin ndërmjet – 2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.
E enjte – Mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.
E premte – Të premten parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjajshëm me ditën e enjte. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditë parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperendimit me shpejtësi 1-6m/s.