Moti për këtë javë, priten reshje bore

02 dhjetor 2019 | 08:29

Dita e sotme do të jetë me mot kryesisht të vranët, por stabil.

Gjatë orëve të pasditës vranësirat do të intensifikohen dhe si pasojë do të ketë rënie në fushat termike.

Këto kushte të krijuara meteorologjike do të mundësojnë që mbi të gjithë territorin e vendit sonte në mbrëmje dhe nesër të fillojnë reshjet e shiut e më pas edhe reshjet e para të borës edhe në viset e ulëta, të intensitetit të dobët deri mesatar.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-7 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga juglindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-11m/s.

Ditët në vijim:

3.12 – Ftohtë. Herët në mëngjes reshje shiu dhe bore, që më pas do të shndërrohen në reshje bore.

Ditën vende-vende vazhdojnë reshjet e borës. Deri në mbrëmje dhe gjatë natës reshjet pushojnë.

4.12 – Ftohtë dhe me ngrica në mëngjes. Paradite pjesërisht vranët, e ditën priten kthjellime dhe intervale me diell.

5.12-6.12 – Të enjten ftohtë dhe me ngrica në mëngjes, ditën kryesisht me diell. Të premten pas mëngjesit me ngrica, ditën pjesërisht vranët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në mbledhjen e pestë të jashtëzakonshme të qeverisë, kryeministri…